Kjo nuk eshte nje faqe zyrtare apo e licensuar!
Qellimi i kesaj faqeje eshte ndihma dhe dhenia e informacionit falas per cdo fitues apo aplikues te Llotarise Amerikane!





Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara,Shtetet e Bashkueme,SHBA ose Amerika, anglisht United States of America) janë republikë federale kushtetuese,e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal.Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut,ku dyzetetetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit,ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor,në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug.Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut.Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit.SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore,treva ishullore,në Karaibe dhe Paqësor.
Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh,Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja,si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë.Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore,si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve.Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë,me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më 2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse).
Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe,ndodhur përgjatë bregdetit Atlantik.Më 4 korrik 1776,ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë,që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ.Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787;miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore.Karta e të Drejtave,e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare,u ratifikua më 1791.
Në shekullin XIX,Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca,Spanja,Mbretëria e Bashkuar,Meksika dhe Rusia,si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860.Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara.Në vitet 1870-të,ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë.Lufta Spanjollo-Amerikane dhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake.Më 1945,Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore,anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,si dhe themeluese e NATO-s.Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme.Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara,që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike,politike dhe kulturore në botë
